Gjermania dhe Zvicra kanë dhuruar ndeshjen më të bukur të mbrëmjes për grupin A të Nation League. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-3 me të dy ekipet që dhanë gjithçka nga vetja dhe treguan dëshirë për të fituar.

Skuadra helvete ishte e pafat, pasi kaloi 3 herë në avantazh dhe u barazua nga vendasit. Ndeshja u hap shumë shpejt nga Gavranovic në minutën e 5′, ndërsa Freuler dyfishoi rezultatin me një parabolë për 0-2. Werner çoi ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2.

Havertz barazoi gjithçka në minutën e 55′, por ishte sërish Gavranovic që kaloi ekipin e tij në avantazh në të 57′ për 2-3. Gnabry i vendosi vulën ndeshjes me finten e tij për 3-3.

Ukraina befasoi Spanjën në shtëpi duke fituar 1-0. Djemtë e Shevchenkos u paraqitën mjaft mirë dhe kafshuan në minutën e 76′ me Gsykanov. Lojtari shfrytëzoi mjaft mirë daljen e gabuar të De Geas dhe vendosjen e gabuar të ish-kampionëve të botës.