Reperi i njohur, Stresi (Arkimed Lushaj), ka thumbuar hapur ish të dashurn e tij, Keisin. Gjatë një interviste të shkurtër në prapaskenën e “Alpha Show”, ku Stresi performoi, ai u pyet nga gazetarët për paraqitjen e tij.

“Kujt ia dedikon këtë “look’ sot?”, ishte pyetja që iu drejtua Stresit, me reperin që u përgjigj: “Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”, tha Stresi.

Edhe pse përgjigja e tij ishte e rezervuar e duke mos përmendur emra, aludimet shkojnë direkt te lidhja publike dhe e bujshme e tij me Keisin.

Stresi mori pjesë në koncertin e Noizyt, duke treguar kështu që dyshja e kanë lënë të shkuarën problematike pas dhe janë bërë miq shumë të mirë.