Disa nga emrat më të njohur të estradës muzikore shqiptare, së fundmi kanë performuar në një festival shqiptar në Zvicër, me emrin Alba Fest.

Fansat ishin mbledhur me mijëra për të shijuar nga afër hitet e tyre të preferuara dhe performanca elektrizuese nga artistët shqiptarë, që ishin të shumtë.

Në mesin e këngëtarëve që argëtuan publikun, ishte edhe reperja e njohur, Tayna. Kjo e fundit, u ngjit në skenë bashkë me disa balerina që e shoqëronin në  kërcim.

E veshur në një bluze të bardhë dhe mini-fund të shkurtër, Tayna ka provokuar fansat edhe me lëvizjet provokuese gjatë performancës dhe vallëzimin ‘twerk’.

Një video nga kjo performanca e ka ndarë me fansat edhe në llogarinë e saj në  TikTok. Ndërkohë, krahas koncerteve Tayna mbetet e angazhuar edhe me projekte të reja. Kënga e fundit është bashkëpunimi me reperin Azet “Tequila” që ka grumbulluar mbi 4 milionë klikime në YouTube deri më tani.