Pajtimi mes dy reperëve të njohur shqiptarë, Stresi dhe Noizy, ka bërë shumë bujë në media ditët e fundit. Tani, dyshja i kanë rregulluar raportet, pas një konflikti që kishin prej vitesh.

Stresi ishte i ftuar edhe në koncertin që organizoi Noizy në Tiranë, “Alpha Show”, ku nuk munguan puthjet e përqafimet mes reperëve.

Lidhur me këtë moment, ka reaguar edhe Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio”. i cili ka pasur përplasje të ashpra me Noizyn, ndërsa ka qenë shok i ngushtë me Stresin.

“Stresi me Noizyn, i pashë, shyqyr… Unë thashë se e puthi në buzë. Mirë që… Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë e njoh. Ishte e puthur me dashuri dhe kjo është shenjë e mirë”, ka thënë Cllevio.