Kur flitet për këngëtaren e njohur shqiptare, Greta Koçi, të gjithë kujtojmë batutën e famshme për moshën e saj. Kjo batutë “Greta është ende 16 vjeçe”, ishte shumë e përdorur nga të gjithë shqiptarët.
Por ka kaluar shumë kohë që kur ajo batutë përdorej pothuajse nga të gjithë, por këngëtarja e ka rikthyer sërish në vëmendje.
Greta është shumë aktive në rrjetin social Tik Tok dhe së fundmi ka realizuar një video, ku përdor këtë batutë. “Moj ti çupë sa vjeç je?
Unë moj, po unë jam Greta Koçi moj, 16 vjeçe”, thotë këngëtarja përmes videos që ka ndarë me fansat e saj në Tik Tok. Më pas, Greta e publikoi këtë video edhe në Instagram, duke mos treguar aspak komplekse.
View this post on Instagram