Milani ka kaluar me sukses një ndeshje shumë të sikletshme ndaj Cagliarit në transferë. Ekipi i trajnerit Stefano Pioli fitoi me rezultatin 0-2 me një Zlatan Ibrahimovic në formë të frikshme.

Kuqezinjtë iu falën dy golave të suedezit për të marrë 3 pikët e rëndësishme. Ai shënoi fillimisht në minutën e 6′, pasi fitoi një penallti. Suedezi nuk gaboi nga pika e bardhë duke mposhtur portierin kundërshtar. Kryesuesit e kampionatit italian e mbyllën pjesën e parë me rezultati 1-0.

Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës. Ibra dyfishoi shifrat në minutën e 52′. Ai mori një top të gjatë dhe me një gjuajtje të fortë mposhti portierin kundërshtar për 0-2. Goli u anulua, por u la në fuqi me ndërhyrjen e VAR-it. Kuqezinjtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 74′ kur Saelemaekers mori dy kartonë të verdhë në pak minuta.

Ekipi i Piolit shfaqi vetëbesim dhe me një Donnarumma në formë mbajti portën e paprekur. Milani kryeson i vetëm me 43 pikë, 3 më shumë se Interi i vendit të dytë.