Në videon e shkurtër të metrosë së përmbytur, e cila u bë virale në Twitter (ka pothuajse 4 milionë shikime), shohim një ujëvarë që zbret nga shkallët.
I gjithë stacioni është peng i shiut, dy gra përpiqen të shpëtojnë për të mos u bllokuar.
En direct de la station Balard #Paris pic.twitter.com/YCZ7KdRFh9
— Clément Parrot (@CParrot) August 16, 2022
Alarmi i motit në Paris vjen pas javësh vape përvëluese dhe thatësire. Shiu përveç metrosë ka përmbytur edhe rrugët.
Shërbimi meteorologjik francez ka paralajmëruar stuhi të forta në repartet e bregdetit të Mesdheut për orët e ardhshme.
Vlerësohet se, vetëm pasditen e së martës së 16 gushtit, në një orë kanë rënë 47 milimetra shi. Stacioni meteorologjik në majë të Kullës Eifel regjistroi rrahje të erës deri në 104 kilometra në orë.