Zhvatja e mundshme e Paul Pogba, që policia franceze po e heton, në të cilën do të përfshihej vëllai i tij, Mathias, i shtohet listës së aferave të ndyra në futbollin francez, si rrahja misterioze e futbollistes Kheira Hamraoui apo shantazhi se*sual i Mathieu Valbuena. që përfundoi me dënimin e Karim Benzema.

Në një botë që lëviz miliona euro dhe është e rrethuar nga kompani të dyshimta të interesuara për të “goditur”, lojtarët elitë të futbollit janë, për shkak të dukshmërisë së tyre, një objektiv i përsosur, jo vetëm për sulme ose grabitje konvencionale (të tilla si ato që ndodhin në shtëpitë e disa lojtarëve të Paris Saint-Germain), por për shantazh, zhvatje dhe hakmarrje.

Franca shton një pjesë të mirë të këtyre rasteve të fundit, më i fundit ai i klanit Pogba, i cili ka dalë në dritë këto ditë. Në fund të vitit 2021 ishte radha e lojtares së PSG-së, Hamraoui, ku u akuzua edhe Eric Abidal. Në vitin 2015 ishte radha e Valbuena, gjyqi për të cilin bëri që Karim Benzema të dënohej me një vit burg për bashkëpunim në shantazh.

Asgjë nuk e paralajmëronte se dy lojtarë të kombëtares franceze me marrëdhënie të mira, që kënduan së bashku “La Marseillaise” dhe të përqafuar, do të përfundonin në gjykatë. Në tetor 2015, në kulmin e grumbullimit të “Les Bleus”, Valbuena u shfaq në komisariatin e Versalles për të raportuar shantazhin ndaj tij. Si provë kishte një kasetë me përmbajtje se*suale të tij, që e kishte ruajtur në celular.

Në këtë aferë të pakëndshme u implikua edhe Benzema, për shkak të marrëdhënies së tij me shantazhuesit, disa kriminelë të mundshëm të vegjël. Gjashtë vite më vonë, gjyqtarët konsideruan se kishte “përfshirje personale” të sulmuesit të Real Madridit në shantazhimin e kolegut të atëhershëm të Lyon-it.

Këtë e dëshmon edhe një telefonatë mes Benzema dhe shokut të tij të fëmijërisë, Karim Zenati, i dënuar më vonë. “KB9” u dënua me një vit burg, ndonëse ishte i lirë për shkak se nuk kishte precedentë penalë. Lojtari i merenguesve hoqi dorë edhe nga apelimi i dënimit, i rraskapitur nga një proces ku ai u vetëkonsiderua viktimë.

Nëse Valbuena nuk e ka ngritur kokën që nga ai episode, nuk luajti më për kombëtaren franceze, kishte probleme martesore dhe endej nëpër ligat ruse, turke e greke, Benzema e përmbushi pendimin e tij të veçantë sportiv.

I ndarë nga Didier Deschamps që nga ai tetor 2015, Karim u kthye në kombëtare vetëm në maj 2021, pesë vite e gjysmë më vonë, pasi u pajtua me Deschamps. Gjatë asaj periudhe ai humbi Kampionatin Evropian 2016 (Franca ishte nënkampione në shtëpi) dhe mbi të gjitha Botërorin 2018 në Rusi, i cili përfundoi me Galët si kampionë.

Një tjetër episod i trazuar dhe mediatik ndodhi në futbollin francez të femrave. Një natë, nëntorin e kaluar, kur po kthehej në shtëpi nga darka me ekipin e vet, Kheira Hamraoui ishte në makinë me bashkëlojtaren franceze Aminata Diallo, kur u grabitën nga dy persona me kapuç.

Objektivi ishte të frikësohej Hamraoui. Njëri prej grabitësve goditi me shufër hekuri në këmbë mesfushoren e PSG, së cilës tha: “Po, po, çfarë po ndodh? A po flemë me burra të martuar?” Çështja u bë e ditur ditë më vonë kur Diallo u arrestua provizorisht, përfshirja e së cilës dyshohej.

Hetuesit menduan se lojtarja donte ta dëmtonte Hamraouin për arsye profesionale. Të dyja zinin të njëjtin pozicion në mesfushë dhe ishin konkurruese (rivale direkte), veçanërisht në kombëtaren e Francës. Media ishte e shpejtë për të evokuar rastin e tmerrshëm të patinatorëve amerikanë të figurave Tonya Harding dhe Nancy Kerrigan më 1994.

Megjithatë, hetimet përjashtuan përfshirjen e Diallo dhe dhoma e zhveshjes së PSG u kthye kundër Hamraouit, gjë që çoi në tensione dhe zënka të tjera. PSG nuk mundi të rifitonte titullin e Ligue 1 më 2021 dhe as nuk u rikthye në finalen e Ligës së Kampionëve.

Me kalimin e javëve, historia u ngatërrua më shumë. Hetuesit vendosën lidhjen midis Hamraoui dhe Eric Abidal, një legjendë franceze e Barcelonës, që i mbijetoi kancerit të mëlçisë.

Mësohet se të dy kishin një marrëdhënie jashtëmartesore, e cila filloi kur Hamraoui luajti në “Can Barca”, mes viteve 2018 dhe 2021. Më pas sytë u kthyen nga gruaja e ish-futbollistit, Haayet Abidal, e cila pretendoi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë çështje dhe shfrytëzoi rastin për të kërkuar divorcin nga Abidal, me të cilin ka pesë fëmijë.

Nëntë muaj më vonë, çështja është ende e hapur. Kur Deschamps dukej se kishte qetësuar ujërat e kampionit aktual të botës, mjaft të trazuara pas eliminimit të hershëm kundër Zvicrës në “Euro 2020”, një nga shtyllat e Francës është njollosur nga një çështje tjetër e errët.

Këtë fundjavë, Mathias Pogba, 32 vjeç, njoftoi “zbulime të bujshme” për villain e tij të vogël, Paul, 29 vjeç. Mesfushori i Juventusit është përgjigjur me një deklaratë, të lëshuar nga avokatët e tij, duke njoftuar se policia franceze dhe italiane po hetojnë zhvatjen ndaj tij.

Me shpejtësi radioja publike “France Info” publikoi detaje të hetimit që ka nisur prej disa javësh. Njerëzit nga rrethi i ngushtë i Paul do t’i kishin kërkuar 13 milionë euro, 3 prej tyre me dorëzim të menjëhershëm, gjatë rrëmbimit të mesfushorit në një apartament me disa burra të armatosur, që dyshohet se ndodhi marsin e kaluar.

Paul Pogba do të detyrohej të dorëzonte 100.000 euro dhe të nënshkruante një dokument në të cilin premtonte të paguante pjesën tjetër. Vëllai i tij Mathias do të ishte ndër shantazhuesit. Mathias, një futbollist i pakompletuar, bëri një pohim befasues që mund të ketë ndikim në ekipin kombëtar francez.

Paul, familja e të cilit është me origjinë nga Guinea Conakry, thuhet se kishte punësuar një magjistar afrikan për të hedhur një sy të keq mbi Kylian Mbappé. Sipas Mathias, ai ka prova të prekshme për këtë.