Interi do të luajë të mërkurën në Artemio Franchi kundër Fiorentina-s në Kupën e Italisë, por mendja e tifozëve zikaltër është te sfida e së dielës në mbrëmje në kampionat kundër Juventus-it.

Një fitore kundër bardhezinjve mund t’i jepte një shtysë të madhe Antonio Conte-s dhe lojtarëve të tij, që vijnë nga dy ndeshje jo shumë të mira kundër Sampdoria-s dhe Roma-s.

Për super sfidën e Serisë A ka folur edhe ish-ylli i dy skuadrave Christian Vieri:

“Është një ndeshje e rëndësishme, por në lojë janë vetëm tri pikët dhe skuadra që do të humbasë do të vazhdojë të luftojë për titullin deri në fund”.

“Kampionati është i hapur me shumë skuadra që janë forcuar dhe kanë objektivin që të ulin Juventus-in nga froni”.

“Lojtari që më ngjan më shumë? Lukaku. Jemi shumë të ngjashëm, të më dhenj fizikisht dhe mëngjarash”.