Christian Vieri, ish-sulmuesi i Inter-it, i ka thurur elozhe Lukaku-t dhe i ka dhënë një këshillë klubit zikaltër për merkaton.

“Goli i Lukaku-t me Crotone-n e bënim ne në kohën tonë, duke u lodhur tre herë më shumë. Conte e ka ndihmuar të arrijë në një nivel fizik të jashtëzakonshëm”, ka thënë Vieri në Tëich.

“Lukaku nuk mund të ndalet kur është në në formë, është një makinë golash. Bashkë me Lautaro-n janë një dyshe e papërmbajtshme, janë perfekt për njëri-tjetrin”.

Në lidhje me merkaton, Vieri nuk është dakord me largimin e Nainggolan.

“Pse e kanë larguar Nainggolan? Sulmi? Për Conte-n duhet një qendërsulmues më shumë dhe jo një lojtar si Eriksen”.