Nëse vitin e kaluar, lufta për Scudetto-n u zhvilluar mes Milanit dhe Interit deri në javën e fundit, me Napolin që ka arritur vetëm deri diku të shqetësojë kuqezinjtë dhe zikaltrit, këtë sezon gjërat mund të jenë ndryshe.

Tani për tani, ka një ekuilibër të madh në vendet e para, me Napolin që provon sërish dhe i shikon të gjithë nga lart. Milan kampion i Italisë është 3 pikë larg, por ka perceptimin se duhet të përballen me një garë më të fortë.

Lazio dhe Roma po bëjnë mirë, Atalanta e Gasperinit dëshmon se mund të jenë ende një problem. Dhe Interi e ka nisur keq dhe duhet të ndjekë, edhe nëse sigurisht ka potencialin për t’u rikthyer në rrugën e duhur.

Dy skuadrat do të jenë protagoniste në javët e ardhshme të ndeshjeve themelore në kampionat dhe Champions League, por edhe në sesionet e ardhshme të merkatos. Nga ky këndvështrim, në horizont mund të ketë oferta të rëndësishme.

PSG, siç dihet, ka kohë që synon Rafael Leao dhe Milan Skriniar. Lajmet e fundit thonë se së shpejti francezët mund të ofrojnë 150 milionë euro të klauzolës së portugezit, nëse jo në merkaton e janarit në atë të verës, veçanërisht nëse Milani nuk do të ishte në gjendje të rinovonte kontratën e tij. Gjithasut, PSG mudn të kthehet në kthehet në sulm për Skriniar.

Edhe këtu rinovimi nuk po vjen dhe nëse nuk do të arrihet marrëveshja e re, shitja për 25-30 milionë euro e mbrojtësit do të ishte një skenar i besueshëm.

Shifra që në të dyja rastet mund të lejojnë Milanin dhe Interin të shkojnë në gjueti për zëvendësues. Kuqezinjtë mund të ‘ngushëllohen’ me bashkatdhetarin e Leaos, Bernardo Silva, i cili nuk do të ishte i paarritshëm për shifra të caktuara.

Alternativa është Ferran Torres, i cili te po kalon një moment të vështirë te Barcelona. Interi, ndjek Timber për zëvendësuesin e Skriniar, siç është thënë tashmë nga Calciomercato.it dhe një tjetër emër interesant mund të jetë ai i Pau Torres.