Jose Mourinho thotë se nuk duhet të merret me trajnerin e Chelsea, të shkarkuar së fundi, Frank Lampard. Shefi i “Spurs” dyshon se ish-mesfushori i tij ka ndonjë dëshirë të dëgjojë këshilla prej tij në këtë situatë.

Lampard luajti nën drejtimin e Mourinho në “Stamford Bridge” nga viti 2004 deri më 2007; pastaj përsëri më 2013, duke fituar dy tituj të Premier League, dy Kupa të Ligës, një “FA Cup” dhe një “Community Shield”, së bashku.

Mourinho, si Lampard, ka ndjerë goditjen e një shkarkimi nga Chelsea, pasi u largua nga klubi më 2007 për t’u zëvendësuar nga Avram Grant, para se të ndahej përsëri më 2015, pas një periudhe të dytë, duke ia lënë vendin Antonio Conte.

Pasi mori lajmin e shkarkimit të Lampard, portugezi tha se nuk e ndien se është moment për të kontaktuar me ish-nxënësin e tij: “Unë nuk mendoj se Frank dëshiron të flasë me mua, ose me dikë tjetër tani, përveç rrethit të tij të ngushtë të familjes dhe miqve. Sidoqoftë, unë jam gjithmonë i trishtuar kur një koleg humbet punën e tij. Pastaj, Frank nuk është thjesht një koleg. Ai është një person i rëndësishëm në karrierën time, kështu që më vjen keq shkoi kështu. Ky është brutaliteti i futbollit, veçanërisht i futbollit modern, kështu që nëse bëheni trajner, e dini që herët a vonë do t’ju ndodhë”.