Gruaja e Graziano Pelle, ish-futbollist i Italisë, ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram. Ajo shfaqet vazhdimisht me aksesorë që bëjnë të ëndërrosh, por një në veçanti ka çmendur internetin.

Viky Varga, modele hungareze, ka lindur në Gyor më 15 korrik. Në të njëjtën ditë me bashkëshortin, por që ka dhjetë vite më shumë se ajo, i quajtur Graziano nga prindërit në nder të ish-kampionit të botës në 1982-shin, Ciccio Graziani.

Të dy janë njohur në Holandë tetë vite më parë kur lojtari u transferua te Feyenoord dhe nga ajo kohë nuk janë ndarë më. Ajo e ka ndjekur edhe në Kinë, kur Pelle ka luajtur me Shandong Luneng.

Ish-sulmuesi i Italisë dhe modelja hungareze kanë zgjedhur Ostuni (Brindisi) për të celebruar martesën e tyre. Viky ka mahnitur gjithmonë ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke shfaqur një stil unik që e kanë lejuar të bëhet një yll i vërtetë i rrjeteve sociale ku ka më shumë se 600 mijë ndjekës.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e mediave për shkak të një çante të treguar në një fotografi në Instagram dhe që ka bërë për vete të gjithë botën e internetit.

Në fotografinë në fjalë modelja ka veshur një veshje të realizuar nga marka Zimmermann, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj ka qenë çanta që mbante Varga.

Bëhet fjalë për një çantë të krijuar nga marka Furla dhe është modeli 1927 S Top Handle, kostoja e së cilës është rreth 300 euro.

Aksesori shtesë është bërë nga e njëjta markë, kostoja e së cilës do të ishte rreth qindra euro. Me pak fjalë, një kombinim që ka bërë xhiron e internetit dhe ka nxitur të gjithë që ta blejnë: nuk është hera e parë që Viky dikton ligjin për sa i përket modës!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Viktória Varga (@vikyvarga)