Bayer Leverkusen i ka thënë lamtumirë pas katër vitesh e gjysmë një nga yjeve më të ndritshme të skuadrës, protagonist gjatë verës me Xhamajkën e tij në Gold Cup.

Bëhet fjalë për Leon Baily, që në sezonin 2021/22 do të debutojë në Premier League me fanellën e Aston Villa-s, me klubin gjerman që do të përfitojë 32 milionë euro nga transferimi.

I transferuar në Gjermani nga Genk në 2017-ën, 23-vjeçari ka shënuar 31 gola në 156 ndeshje zyrtare me Aspirinat.

Për lojtarin interesoheshin edhe Manchester City, Manchester United dhe Liverpool.