Manchester City është në kërkim të gjysmëfinales së Champions League. Një rezultat që mungon që nga 2016-ta. Në fundin e atij sezoni, Pep Guardiola ka marrë drejtimin e Qytetarëve.

Trajneri katalanas nuk ka patur më sukses në këtë kompeticion pas eksperiencës te Barcelona. Në atë skuadër luante edhe David Villa, sulmues kampion i botës në 2010-ën. Ish-futbollisti ka folur për trajnerin në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

“Është një nga trajnerët më të mirë të historisë, kam patur fatin të luaj me të. Ajo që më ka befasuar më shumë ka qenë aftësia e tij për të parashikuar atë që do të ndodhte. Parashikonte gjithçka, edhe para ndeshjes”, ka thënë spanjolli.

Në lidhje me të ardhmen: “Tani dua shkëputem pak nga futbolli dhe të shijoj familjen. Jam akoma i ri dhe mund të marr pak kohë. Për të ruajtur formën, vrapoj dhe dal me biçikletë, kam marrë pjesë edhe në një garë si diletant”.