Në formë në fushë, por duket se është shumë në formë edhe jashtë saj. Janë bërë virale imazhet e publikuara në orët e fundit në lidhje me sulmuesin brazilian të Real Madrid, Vinicius.

Ylli i Los Blancos është kapur gjatë rrugëve të Madridit teksa po bënte disa fotografi me disa tifoze. Siç shihet në filmimin e publikuar në Tik Tok, Vini ka “zgjedhur” me kë të bënte foto dhe nuk është për t’u befasuar që preferenca e tij kanë qenë… vajzat.

Imazhet, në fakt, tregojnë sesi në fillim një grua dhe më pas një djalë kanë provuar të bëjnë një fotografi me të, por edhe sesi braziliani ka pranuar vetëm të parën dhe ka larguar tifozin.

Edhe fotografia pasuese ka shpërblyer një vajzë tjetër me tifozin që është larguar me dorë si për të thënë “hajde largohu tani”.

Ka qenë një skenë argëtuese dhe e bërë për shaka, por gjesti i Vinicius është bërë viral. Kushedi si e ka marrë tifozi i ri…