Luiz Ejlli është pa dyshim një nga personazhet më të komentuar e më të pëlqyer të momentit. Këngëtari i njohur shqiptar, i cili është pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP ka fituar zemrat e publikut dhe sigurisht, edhe të shumë vajzave.

Këtë e kanë treguar edhe mesazhet e shumta që shkojnë në emër të këngëtarit përmes platformës ‘Big Love’, ku Luizi ka marrë veç mesazheve për fitore e shumë komplimente, edhe një propozim nga një vajzë.

Një fanse i ka shkruar Luiz Ejllit se nëse partnerja e tij, Kiara Tito ndryshon mendje, ajo e pret në Florida. E jo vetëm kaq, pasi korçarja i thotë se të vishet se të dojë ai, duke i kujtuar rastet kur Kiara e ka kritikuar për rrobat që vesh.

“Ti je dashuri, inteligjencë, talent, humor, durim e shpirt i bardhë. Po ndërroi mendje Kiara, të pres në Florida se dihet që Korça me Shkodren kanë shkuar gjithmonë. Vishu si të duash”, shkruan korçarja nga Florida.