Puna për edicionin e ri të programit të humorit “Klanifornia” në Tv Klan ka nisur prej disa ditësh.

Këtë lajm e kanë bërë me dije aktorët e humorit, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë publikuar foto me njëri-tjetrin nga provat e para të programit.

Sakaq, kastit të aktorëve i është bashkuar tashmë edhe prezantuesja e emisionit, Marina Vjollca, e cila ka qenë me pushime dhe ka ndarë me ndjekësit e saj edhe foto me vogëlushen Marget.

Por duket se ‘ribashkimi’ me aktorët e humorit nuk është shumë i lehtë për Marinën, të cilët preferojnë ‘ta ngacmojnë’.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Visjan Ukcenaj, aktori i dashur i programit “Klanifornia” i ka nxjerrë sheshit një sekret Marinës.

Në një video të publikuar në Instastory, ai tregon se Marina është i vetmi njeri në planet që e përdor telefonin me thonj dhe jo me gishta.

“I vetmi njeri në planet që e përdor telefonin me thua jo me gishta” – shkruan krahas videos aktori, ku shihet Marina teksa luan me telefonin e saj.

Kjo video është rishpërndarë edhe nga Marina, e cila duket se e ka marrë me sportivitet këtë shaka të tij, por nuk ka asnjë koment.