Kompanitë ajrore kineze po u ofrojnë rimursime të gjithë personave që kanë krerë bileta për të lëvizur në këtë shtet më rastin e Vitit të Ri Kinez, në muajin shkurt. Kjo masë po merret pas vendimit të qeverisë për të limituar udhëtimet si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus, sidomos në veriun e vendit.

Qeveria u kërkon qytetarëve që të mos lëvizin nga njëri vend në tjetrin gjatë kësaj periudhe, duke parë se janë shtuar vatrat e infeksionit. Madje edhe në Pekin janë verifikuar mjaft raste të reja më Covid-19.

Janë të shumtë kinezët që kanë prenotuar udhëtime me avion gjatë periudhës së Vitit të Ri Kinez (shkurt), çka mund të sjellë një shtim të rasteve me koronavirus. Kompanitë po kontaktojnë me personat duke u thënë se do të rimbursohen 100% me vlerën e biletës.