Në shtëpinë e Big Brother VIP do të ketë tre hyrje të reja gjatë spektaklit të sotëm. E një prej tyre është pikërisht Keisi Meidini. Ajo është e njohur gjerësisht si influencer, por jo vetëm. Keisi është edhe vajza e këngëtarit të njohur, Sabiani, i cili është ish-konkurrent i edicionit të parë të Big Brother VIP.

Në klipin e saj prezantues, Keisi shprehet se nuk do të futet në shtëpi thjesht për të treguar që është e bukur, ndërsa ka deklaruar se banorja e saj vajzë më e preferuar brenda shtëpisë është Kiara, ndërsa nuk është prononcuar për djemtë.

“Kam hyrë në Big Brother VIP për të treguar se nuk jam vetëm e bukur. Kiara është më e preferuara, nga djemtë nuk kam. Ndryshe nga banorët e tjerë, diçka që e nis e çoj deri në fund”, tha Keisi në klipin e saj prezantues.

Në shtëpinë e Big Brother VIP kanë mbetur vetëm 10 banorë, pas largimit të Amosit mbrëmjen e sotme.