Gwyneth Paltrow ka lajmëruar nxjerrjen në treg të vibratorit të saj të ri. Lodra seksit mban firmën e aktores (që ka kohë që i është futur biznesit të mjeteve të kënaqësisë), e cila ka zgjedhur rrjetet sociale për të hedhur në treg objektin.

Me një video të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram (e ndjekur nga mbi 8 milionë ndjekës) aktorja njoftoi ardhjen e vibratorit në treg.

Në filmim shihet ish-bashkëshortja e Chris Martin (lideri i Coldplay) në shtëpi duke folur në telefon, por është e shqetësuar nga muzika në sfond, ‘La Primavera’ e Vivaldit.

Në fund, ajo zbulon se tingulli vjen nga një kuti që përmban vibratorin. Emri i lodrave seksi është “Viva la vulva” dhe në treg mund të gjenden me një çmim prej 95 euro. Imazhet janë shoqëruar me komentin e aktores: “Është i vogël, por i fuqishëm”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gwyneth Paltrow (@gwynethpaltrow)