Vjedhja me vlerën më të madhe në Mbretërinë e Bashkuar ka viktimë Tamara Ecclestone dhe është kryer, sipas hetimeve, nga tre hajdutë profesionistë italianë.

Në dhjetor 2019, profesionistët e krimit kryen një grabitje brenda shtëpisë së saj luksoze në Londër, duke i vjedhur  vajzës së ish-shefit të F1 rreth 20 milionë £ (pothuajse 24 milionë euro) në bizhuteri dhe mallra të tjera luksi.

Trashëgimtarja dhe influencuesja, e martuar me Jay Rutland që nga viti 2013, kishte dalë për pushime dhe tre hajdutët kishin arritur të futeshin në kopsht, duke u fshehur në shtëpinë e fëmijëve të Tamara Ecclestone dhe më në fund kishin arritur të hapnin një dritare, duke shmangur alarmin.

Rezidenca e shkëlqyer në Londër e trashëgimtares ishte studiuar në detaje nga keqbërësit, të cilët kishin studiuar prej kohësh çdo hapje të mundshme dhe pozicionin e kamerave CCTV që janë të shpërndara në të gjithë vilën brenda dhe jashtë.

Autorët e kësaj grabitje rekord, megjithatë, bënë një gabim shumë naiv: policia londineze kishte arritur të siguronte imazhet e tre hajdutëve, duke zbuluar gjithashtu se ata kishin qëndruar në një hotel në anën juglindor të Londrës.

Njëri nga të tre dërgoi një foto të organit të tij gjenital në numrin e celularit që hoteli u kishte dhënë klientëve për urgjencat e natës.

Sapo recepsionisti mori mesazhin, ai bllokoi numrin por edhe e ruajti. Përveç kësaj, hajduti përdori dokumentin e tij të identitetit për t’u regjistruar në hotel. Gjurmimi i tij ishte i lehtë, siç shpjegon edhe BBC.

Identiteti i autorit i kësaj shakaje vulgare është Jugosllav Jovanovic, shtetas italian, 25-vjeçar autor i vjedhjes me 44-vjeçarin Alessandro Donati dhe 45-vjeçarin Alessandro Maltese. Të tre u gjykuan dhe u dënuan bashkë me dy bashkëpunëtorët, edhe për vjedhje të tjera, të ndodhura edhe në Londër.