Pa dyshim që të gjitha nuset do të donin të kishin në krah të tyre një burrë të mirë, por sigurisht edhe një vjehrrë të mirë.

Ky nuk është rasti i të gjithave, por Sara Hoxha ka fatin të jetë pjesë e këtij rasti.

Pak orë përpara se partnerja e Ledri Vulës të nisë rrugëtimin e saj si një nga konkurrentet e “Dancing With The Stars”, ajo ka marrë një mesazh publik e mbështetës nga vjehrra e saj, moderatorja e njohur, Xheraldina.

Përmes një postimi në Instagram, ku shihet në foto Sara, ajo i ka dedikuar disa fjalë vërtetë të bukura që duket se kanë emocionuar edhe vetë blogeren.

“Sonte dhe netët në vazhdim, ji e guximshme, e bukur, e lirë si zog. Thjesht fluturo, thjesht bëhu vetvetja zemra e Ninit”- shkruan Xheraldina në Instagram.

Blogerja e ka ripostuar në Instagramin e saj këtë postim të vjehrrës, duke e shoqëruar me një emoji zemre dhe një emoji “përlotës”.