Pas goditjeve të fundit Belotti si futbollist i lire dhe Camara ne huazim nga Olympiacos me te drejte blerje, Roma fokusohet në largimet e fundit te merkatos. Mungon vetëm statusi zyrtar për shitjet e Calafiorit te Basel, të Kluivert te Fulham dhe të Diawara te Anderlecht.

Calafiori do të transferohet në Basel për një milion e gjysmë bonuse të përfshira dhe verdhekuqte do të mbajë 40% në rishitjen e ardhshme. Diawara ka kryer tashmë kontrolle mjekësore pas hapjes për shitje;

edhe për të një transferim të përhershëm (përfshirë 3 milionë bonuse) me Romën që do të mbajë një përqindje (50%) në rishitjen e ardhshme. Nga ana tjetër për Kluivert po mbyllet një huazim me detyrim shlyerje. Ky është një operacion për rreth 10 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Gjithashtu në këtë rast ka 20% në rishitjen e ardhshme. Mourinho keshtu ka kompletuar skuadren dhe Roma do te jete pikerisht kjo. Vetem dy dite me pare i riu Felix eshte shitur te Cremonese.