Vjen momenti, emocione të mëdha! Luizi flet me të ëmën në telefon: Andrra vazhdon, na ke bërë krenarë

 

Pas sulmit të ndodhur ndaj Top Channel mesnatën e së dielës, produksioni i Big Brother VIP Albania mori vendimin që spektakli të anullohej për të martën. Për më tepër, ata njohën edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri me këtë situatë ku ndodhet televizioni dhe i kërkoi që të shtunën të japin një përgjigje nëse do ta vazhdojnë apo jo garën.

Kështu, ditën e sotme, ata kanë pasur të mundur të kenë secili nga një telefonatë me njerëzit e tyre të zemrës. Një telefonatë që pritej me shumë kuriozitet ishte ajo mes Luizit dhe nënës së tij, e cila erdhi ditën e sotme.

Ajo i tha Luizit që të vazhdojë garën deri në fund, ndërsa i tha se Luizit që i ka bërë të gjithë shumë krenarë. Por, Luizi pati shumë pak kohë për të folur me të ëmën, për shkak të shkëputjes dhe ndër të tjera, u mërzit edhe me produksionin sepse i shkëputi telefonatën.

Biseda:

Nëna e Luizit: Faleminderit produksionit që na e ka të mundur këtë telefonatë. Ata zoti i forcoftë, ju mu ba edhe ma të fortë, edhe me vazhdu. Ndëgjo nanë. Luiz. Ti me vazhdu nanë. Sepse e kena provu vetë….

Nëna e Luizit: A jeni mirë krejt ju? Na jena krejt mirë. Jena krenar me ty. Vazhdo.

Luizi: Me vazhdu dihet që do vazhdoj moj burrnesh.

Nëna e Luizit: Andrra vazhdon. Ti vazhdo na ke ba krenar. Ti me bekimin e zotit, vazhdo, maj zotimin që e ke dhanë.

Luizi: Në rregull, a ta fitoj a jo?

Produksioni: Luiz, koha jote mbaroi.

Luizi: Kur mbaroi, se nuk e niva? Me shkëputje. Seriozisht e ke?