Ka lindur nën ritmet e muzikës heavy metal i vogli Luan Figueirò. Ka ndodhur para pak ditësh gjatë një koncerti të Metallica-s në Kuritibo në stadiumin Pereira, në Brazil.

Joice Figueiro, artiste tatuazhesh, i kishte blerë biletat për koncertin tre vite më parë, para se pandemia të mbyllte stadiumet dhe teatrot. Dhe kur më në fund grupi i saj i preferuar ka lajmëruar datën e koncertit, ajo nuk është menduar dy herë, edhe pse ishte në javën e 39-të të shtatzënisë.

Megjithatë, i vogli nuk ka dashur të presë dhe tre këngë para fundit të spektaklit ka ardhur në jetë, në ritmin e “Enter Sandman”.

“Si mund ta imagjinoja se do të isha në një koncert të Metallica-s në javën e 39 të shtatzënisë dhe ky djalosh vendos të lindë aty, 3 këngë para fundit të spektaklit, gjatë këngës Enter Sandman?”, ka shkruar Joice duke treguar një fotografi të të porsalindurit.

“Në çdo spektakël që shkoj, diçka duhet të ndodhë gjithmonë, por këtë herë mendoj se ia kam kaluar vetes. Luan Figueiro ka ardhur në jetë më 05/07/2022 në orën 23:15 duke tundur të gjitha strukturat metalike”.

Grupi Metallcia nuk ka qenë indiferent ndaj ngjarjes dhe në postimet e tyre në Instagram kanë publikuar fotografinë në të cilën Joice rrëfen në anglisht detajet e ngjarjes.

“E gjithë dita ka qenë e çmendur”, ka shkruar gruaja, duke bërë shaka mbi faktin se kishte dëshira ta quante djalin e saj James Ulrich, në nder të këngëtarit të Metallica, James Hetfield, dhe bateristit Lars Ulrich. Megjithatë, në fund ka zgjedhur emrin Luan.