Viena, kryeqyteti i Austrisë, përgatitet për një Pashkë të vështirë, pasi i gjithë “landi” i Burgenland do të jetë në një karantinë të plotë gjatë asaj dite feste. Nga data 6 prill, për 24 orët në vijim, të gjitha aktivitetet (përjashtim bëjnë vetëm supermarketet) dhe shërbimet publike e ato private do të jenë të mbyllura dhe do të nisë ndalim-qarkullimi.

Më datën 7 prill, dyqanet mund të hapen, por do të hetë e detyrueshme që klientët të paraqesin rezultatin se kanë dalë negativë në tamponet e kryera. Gjithashtu, do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e mbyllura ku ka më shumë se 1 person si dhe në mjediset e jashtme ku ka grumbullime njerëzish. Shkollat në javën pas Pashkëve do të jenë të mbyllura. Do të jetë i detyrueshëm tamponi negativ javor, ose njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Ndërkohë, Brazili ka kaluar shifrën e 300 mijë viktimave që nga koha kur nisi pandemia Covid-19. Lajmin e konfirmuan mediat vendase, që i referohen burime nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë që, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 12.2 milionë persona.