Vjeshta ka nisur me reshje shiu në vendin tonë. Territori shqiptar do të vijojë të mbetet edhe sot nën dominin e vranësirave në pjesën më të madhe të ditës.

Gjatë paradites e deri në mesditë, priten edhe reshje shiu kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës, moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke u përmirësuar gradualisht.

Temperaturat e ajrit do të ulen me gati 5°C më pak se dje gjatë ditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke shkaktuar dallgëzim mbi 3 ballë.