“The Voice Kids Germany” është një nga programet më të shikuar e më të komentuar jo vetëm në shtetin gjerman, por në të gjithë botën. Së fundmi, konkurrente në këtë format ishte edhe një shqiptare e quajtur Eliana Kallo, e cila duket se ka ‘tronditur’ themelet’ e jurisë.

Eliana po po komentohet për ngjyrat e saj të zërit kumbues, duke pushtuar skenën e programit muzikor për fëmijë.  Që në paraqitjen e parë, në audicionet e fshehta, Eliana goditi fort me këngën  Gayle – Abcdefu, këngë kjo në fakt e konsideruar si mjaft e vështirë.

Juria gjermane u habit pamasë me performancën e saj, juri kjo e përbërë nga 5 persona, të cilët janë emra të njohur të skenës muzikore botërore.

Të pestë anëtarët e jurisë shtypën butonin “PO”, duke dhënë sinjal pëlqimi që ta kenë në ekipin e tyre, si Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”.