Federata Shqiptare e Volejbollit ka zyrtarizuar skuadrat që do të luajnë sezonin e ri sportiv 2022-2023. Gjithashtu, FSHV ka hedhur edhe shortin e kampionatit të ri, ndërkohë që sezoni do të nisë me ndeshjet e Kupës së FSHV-së (17 shtator).

Ajo që bie në sy është reduktimi i numrit të skuadrës në kampionatin e meshkujve, nga 9 në 8. Nga gara është larguar skuadra e Farka Volley, një ekip që ka bërë emër para disa sezonesh, por që vitet e fundit është renditur në vendet e fundit.

Po 8 është numri i skuadrave edhe në Superligën e femrave, ku spikat ngjitja e Teutës dhe Korabit mes më të mirave. Ndërsa mbetet ende i hapur kampionati i Kategorisë së Parë për femra, ku mund të regjistrohen ende ekipe.

Superliga Meshkuj: Teuta, Erzeni, Studenti, Elbasani, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Tirana.

Superliga Femra: Teuta, Lushnja, Barleti Volley, Korabi, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Tirana.