Hey Alves mund të jetë e panjohur në Europë, por në Brazil është ikonë. Pak nga pak imazhi i saj po i kalon kufijtë kombëtarë, duke fituar ndjekës në pjesën më të madhe të botës. Kjo volejbolliste, e cila luan për Osasco Voleibol Clube de São Paulo, është më e ndjekura në sportin e saj, në rrjetet sociale.

Ajo ka më shumë se 2.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram. Për këtë arsye, edhe pse prioriteti i saj është volejbolli, Hey Alves ka filluar ta shfrytëzojë imazhin e vet në platforma të ndryshme sociale, duke arritur kështu një pagë të majme, shumë më të lartë se sa merr për punën e mirë si volejbolliste.

“Që në moshë shumë të vogël iu kam thënë prindërve të mi se do të njihesha në të gjithë botën. Nuk isha thjesht një fytyrë e bukur, nuk ishte vetëm talenti im në volejboll. Jam shumë karizmatike me fansat e mi, iu kushtoj gjithë vëmendjen time.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K E Y (@key.alvees)

 

Dhe kjo më ka pëlqyer gjithmonë, duke u shfaqur, duke bërë foto, duke punuar me marketingun. Prandaj, mendoj se ky është edhe sekreti për të arritur pikën që kam arritur sot”, – është shprehur së fundi ajo në një intervistë për “Globoesporte”.

Suksesi i saj me njerëzit e çoi në vendimin për të hapur një profil në “OnlyFans”, platforma ku gjithnjë e më shumë njerëz publikojnë përmbajtje personale në këmbim të parave. Në fakt, të ardhurat që fiton nga sporti nuk janë asgjë në krahasim me ato që fiton nga fotot e saj në internet: “Unë fitoj rreth 50 herë më shumë me platformat dixhitale sesa me volejbollin. Aq më shumë në ‘OnlyFans’, sepse pagesa mujore aty është fikse”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by K E Y (@key.alvees)

 

E reja paguhet rreth 15 mijë euro në muaj për aksesin dhe përmbajtjen e saj në këtë platformë sociale. Ky është burimi i saj më i madh i të ardhurave financiare: “Dua apo jo, sot janë të ardhurat e mia më të mëdha. Dhe e konsideroj veten sportiste, modele, influencuese, biznesmene dhe sipërmarrëse.

Gjërat jashtë fushës filluan të rriten shumë për mua, kështu që fillova t’i kushtoj pak më shumë vëmendje një karriere anësore. E konsideroj veten një sportiste, kjo ishte ajo që bëri që imazhi im të rritej në internet”.