Fundjava do të jetë e karakterizuar nga një mot i kthjellët dhe me vranësira, ashtu sikurse edhe e gjithë java.

Edhe përgjatë ditës së sotme, Shqipëria do të jetë nën dominimin e një moti të kthjellët, ku pritet të shfaqen edhe vranësirat, kryesisht në zonat malore.

Sa i përket temperaturave, do të kenë një rritje të lehtë përgjatë ditës së sotme, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke shkaktuar në det dallgëzim 3 ballë.