Shqipëria do të karakterizohet sot nga një mot i alternuar me kthjellime dhe vranësira thuajse gjatë gjithë ditës.

Vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat Veriore, duke sjellë edhe reshje shiu. Ndërkaq, në orët e pasdites, pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë vendin duke krijuar reshje të pakta shiu.

Pavarësisht reshjeve të shiut që priten, temperaturat do të mbeten të njëjta si dje, duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 34°C.

Era pritet të fryjë në det mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor kryesisht duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.