Sipas Meteoalb, territori shqiptar do të përfshihet gjatë ditës së sotme nga vranësirat e shpeshta, që më të dukshme priten të jenë në zonat jugore dhe lindore të vendit.

Vranësirat mund të pësojnë zhvillime të përkohëshme gjatë ditës, duke krijuar mundësi për reshje shiu në një pjesë të mirë të zonës. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Sa i përket erës , ajo do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Juglindor kryesisht duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.