Sipas Meteoalb, e gjithë dita e martë do të dominohet nga vranësirat e reshjet e shumta të shiut në të gjithë vendin. Gjithashtu, pritet që gjatë ditës të kemi edhe rrebeshe shiu herë pas here.

Gjatë natës, moti do të përmirësohet ndjeshëm, por sipas meteorologëve, e gjithë kjo javë do të jetë e karakterizuar nga reshjet e shiut.

Temperaturat do të pësojnë një ulje të ndjeshme ditën e sotme, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke shkaktuar dallgëzim mbi 4 ballë.