Territori shqiptar do të vijojë të jetë edhe përgjatë ditës së sotme nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut, kryesisht në zonat veriore dhe juglindore të vendit.

Sakaq, gjatë pasdites pritet të ketë një përmirësim gradual të motit, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C.

Sipas Meteoalb, era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.