Territori shqiptar do të dominohet edhe sot nga kthjellimet dhe vranësirat gjatë gjithë ditës.

Kryesisht, bregdeti dhe zonat e ulëta do të jenë nën dominimin e kthjellimeve gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa pasdite priten rebeshe shiu në thuajse të gjithë vendin.

Sa i përket temperaturave të ajrit, ato do të luhaten nga 15°C deri në 32°C gjatë të mërkurës.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke shkaktuar dallgëzim deri në 3 ballë.