Vendi ynë do të dominohet edhe përgjatë kësaj të marte nga një mot i alternuar me kthjellime, kryesisht në bregdet e zonat e ulëta, dhe me vranësira të pakta kryesisht në zonat malore.

Gjatë pjesës së dytë të ditës, moti gri pritet të jetë mbizotërues në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në lindje të vendit, por nuk do të ketë reshje shiu.

Sa i përket temperaturave të ajrit, pritet që të kenë një ulje të lehtë krahasuar me një ditë më parë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke sjellë dallgëzim 3 ballë.