Shqipëria do të karakterizohet gjatë kësaj të marte nga një mot i kthjellët gjatë pjesës së parë të ditës, kryesisht në zonat bregdetare dhe të ulëta, teksa në zonat malore do të ketë edhe vranësira të pakta.

Ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës, pritet që në të gjithë vendin të ketë vranësira, por që nuk do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat ditore do të luhaten nga 14°C deri në 30°C,  ndërsa era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke shkaktuar në dallgëzim 2 ballë.