Vendi ynë do të karakterizohet ditën e sotme nga një mot i alternuar me kthjellime e vranësira.

Gjatë paradites, vranësirat pritet të jenë më të dukshme në zonat malore, ndërsa pas mesdite ato do të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit, por pa gjeneruar reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm sot duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke shkaktuar dallgëzim 2 ballë.