Kjo fillimjavë do të karakterizohet nga një mot i alternuar me kthjellime e vranësira përgjatë gjithë ditës.

Gjatë paradites, kthjellimet pritet të shfaqen në thuajse të gjithë vendin, teksa do të ketë edhe kalime vranësirash të lehta.

Ndërkaq, sipas Meteoalb, pas mesdite pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në të gjithë vendin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Sa i përket temperaturave, ato do të rriten në mëngjes, por pritet të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 24°C.

Sakaq, era do të fryjë me shpejtësi mesatare 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke shkaktuar dallgëzim 1 – 2 ballë.