Edhe përgjatë kësaj dite të mërkurë do të vijojnë reshjet e shiut në thuajse të gjithë vendin, por më të fokusuara do të jenë  në zonat malore.

Sakaq, veç reshjeve të shiut, moti do të karakterizohet nga vranësirat në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke shkaktuar dallgëzim mbi 2 ballë.