Në prag të fundjavës, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Gjatë orëve të para të ditës priten alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në ultësirën perëndimore.

Sakaq, gjatë pasdites pritet që këto vranësira të shpeshtohen në pothuajse gjithë territorin, por nuk priten reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë