Vendi ynë do të vijojë të jetë edhe gjatë ditës së sotme nën ndikimin e reshjeve të shiut dhe vranësirave të shumta.

Kryesisht, paraditja do të jetë e dominuar nga vranësirat, me reshje shiu të pakta, ndërsa gjatë pasdites reshjet e shiut do të shtohen.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.