“Unë vuaj për Juventus-in, siç është normale për dikë si unë që i ka dhënë shpirtin atij ekipi për kaq shumë vite”. Këto kanë qenë fjalët e ish-kapitenit të madh të Juventus-it, Giorgio Chiellini për Sky Sports.

Mbrojtësi aktual i LAFC në MLS ka folur për momentin e skuadrës së Massimiliano Allegrit mes rezultateve zhgënjyese në kampionat dhe humbjes së fundit ndaj Maccabi Haifa në Champions League.

MOMENTI – “Më vjen keq që e shoh Juven me këto probleme. Presidenti Agnelli ka marrë gjithmonë përgjegjësinë. Më pëlqyen fjalët që përdori, në këtë moment dhe që nga fillimi i sezonit është kërkuar vetëm një fajtor. Janë 25 lojtarë dhe 50 persona prapa që punojnë së bashku dhe që mund të bëjnë më shumë”, tha Chiellini.

“Një situatë që nuk mendoja ta jetoja. Ndoshta në vitin 2010 kemi përjetuar momente të tilla. Me Conte këto vështirësi nuk ekzistonin më dhe grupi nuk i meriton pikët që ka. Është e lehtë të luash kur gjërat shkojnë mirë, por tani është e vështirë të gjesh njerëzit që ndihmojnë në ndërtimin e ekipit.

“Është më e lehtë të zëvendësosh Cristiano Ronaldo, Dybala apo Tevezin sesa grupin historik që ishte baza e këtij ekipi. Thuhet se duhet kohë, por në këtë botë nuk ka kohë”.

ISH-SHOKËT E EKIPIT – Duke hyrë në detaje dhe duke folur për liderët aktualë të ekipit, Chiellini tha: “Dy pikat e referimit janë ata që kanë marrë përgjegjësitë: Bonucci dhe Danilo.

“Nuk është e lehtë të përshtatesh me Juventus-in dhe shumë nuk ia kanë dalë ende. Shpresoj që kjo ditë shtesë në grumbullim – e cila nuk është e nevojshme – mund t’i ndihmojë të gjejnë unitetin dhe të zgjidhin keqkuptimet”.