Përmes fotove të fundit të Ledri Vulës, kemi zbuluar se reperi i njohur shqiptar është prekur nga një sëmundje e quajur Vitiligo, e cila i dëmton disa pjesë të lëkurës.

Partnerja e tij Sara Hoxha, e riktheu në vëmendje këtë moment të Ledrit disa ditë më parë, ndërsa tani, ka qenë vetë reperi i cili ka dhënë një mesazh të rëndësishëm lidhur me sëmundjen e tij të lëkurës.

Ai ka publikuar një foto të dorës së tij duke nxjerrë në pah shenjat teksa ka shkruar: “Buzëqesh”. Reperi, i cili ka një numër të madh ndjekësish të rinj, nuk e ka fshehur ndonjëherë sëmundjen e tij.

Kështu, ai u ka shërbyer si një shembull edhe për të tjerët që mund të kenë të njëjtin problem. Vitiligo është një lloj sëmundjeje që shkakton humbjen e pjesshme të ngjyrës së lëkurës.

Pjesët që humbasin ngjyrën e trupit përgjithësisht zmadhohen me kalimin e kohës. Ky çrregullim mund të shfaqet në çdo zonë të trupit, përfshi këtu edhe në flokë apo brenda gojës.