WAGS-et e Anglisë thuhet se e festuan fitoren 6-2 të Tre Luanëve ndaj Iranit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2022 në bordin e një anije luksoze.

Gruaja e Harry Maguire, Fern, partnerja e Jordan Pickford, Megan dhe e dashura e Jack Grealish, Sasha Attwood, dyshohet se kanë festuar deri vonë natën, duke shpenzuar 20,000 paund për shampanjë.

“Ato kanë në një paketë pijesh premium ndërsa janë në bordin e anijes”, tha një burim për The Sun. Gjithçka u pagua para se të mbërrinin në Katar, por ata po porosisnin shishe shampanjë me 250 paund për shishe, si dhe kokteje.

“Ato më pas kënduan në karaoke këngët “Three Lions” dhe “Sweet Caroline”. Kanë zhvilluar një festë shfrenuar dhe pinë aq shumë sa bari po rifurnizohej mëngjesin tjetër”.

Anija e linjës raportohet se përfshin një shëtitore 643 metra, 14 pishina me pamje nga oqeani, 13 vende ngrënieje, spa, qendër Wellness, banja termale, sallon bukurie, palestër dhe më shumë se 30 bare dhe kafene, si dhe rrëshqitësin më të lartë në çdo anije në botë.