Pas disa muajsh të trazuar me grindje Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë vendosur të shijojnë pushimet, duke gjetur strehim në Afrikë. Çifti i njohur kanë vendosur të kalojnë më shumë kohë së bashku, duke harruar çdo problem tjetër dhe po zbulojnë bukuritë e natyrës.

Në kërkim të pasionit, Wanda Nara nuk harron edhe të postojë foto “hot” nga pushimet e saj. “Showgirl” e njohur ka postuar disa foto e veshur me bikini, duke mahnitur sërish fansat e saj me format e saj trupore.

Këto pushime në Afrikë janë më të gjata se zakonisht për çiftin nga Argjenina, që duket se kërkon të rikthejë harmoninë pas zërave për tradhëti të sulmuesit të PSG-së. Wanda Nara po përfiuton nga pushimet për të postuar fotot e saj të preferuara.

Të udhëtosh bashkë me një fotograf që të zgjon me puthje dhe foto”, shkruan Wanda Nara, që ka lënë në shtëpi fëmijtë e saj, për të shijuar pushimet vetëm me Mauro Icardi. Pushimet nisën në Ruanda, për t’u spostuar në Kenya dhe së fundi në Tanzani.