Mauro Icardi është njeriu i një mijë nuancave. Në orët e fundit, bashkëshortja e tij Wanda Nara ka ndarë disa histori në Instagram në të cilat lojtari i PSG-së shihet duke qepur një kopsë në fundin e njërës prej vajzave të tij.

Një gjest që thekson përulësinë e madhe të futbollistit, i cili për dashurinë e fëmijëve dhe familjes provoi veten edhe si ‘rrobaqepës’  duke e bërë shumë mirë rolin e ‘mamit’ për një ditë.

Wanda e ka shoqëruar imazhin me mesazhin: “Ndërsa mami punon, ata bëhen gati”. Futbollisti dhe sipërmarrësi janë në fakt me familjen (është edhe motra Zaira) në Miami për hapjen e dyqanit të ri të kozmetikës të Nara-s.

Ndërkohë, për t’i bërë reklamë dyqanit të saj të ri në Miami, Ëanda ka ndezur rrjetet sociale duke postuar në Instagram një foto provokuese me një bikini të modeluar nga ajo.

Për sa i takon punës së Icardi-t, gjërat nuk po shkojnë shumë mirë për argjentinasin, i cili nuk bën më pjesë në planet e PSG-së dhe nuk ka arritur të gjejë një skuadër në merkaton e verës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)