Ka shënuar dy gola, të parët në Premier League qëkur ka shkuar te Chelsea, por Timo Werner nuk mund të jetë shumë i kënaqur.

Blutë, në fakt, kanë barazuar 3-3 në shtëpi kundër Southampton, duke e pësuar golin e tretë në minutën e 92-të.

“Jemi Chelsea dhe duhet të synojmë vendet e para, por titulli nuk fitohet në sulm, por në mbrojtje”, ka thënë sulmuesi për Sky.

“Ne po pësojmë shumë gola, është e vështirë të fitohet kampionati në këtë mënyrë. Duhet të punojmë shumë, gjashtë gola të pësuar në tri ndeshje janë me të vërtetë shumë”.